Google Pixel pritet të tërheqë 3.8 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2017

29 Nëntor 2016 - 09:41      

Google ka pasur një sukses shumë të mirë me telefonin e saj Pixel në këtë vit, dhe pritet që të konkurrojë direkt me iPhone 7, kurse në 2017 pritet që të vazhdojë edhe më mirë shitja e tij.

Kompania e shërbimeve financiare, Morgan Stanley beson se dy telefonat e Google, Pixel dhe Pixel XL pritet që të shiten në rreth 5-6 milionë njësi në vitin 2017, që sjell të ardhura rreth 3.8 miliardë dollarë, transmeton Koha.net, raporton GSMArena.

Morgan Stanley thotë se Pixel do të shesë 3 milionë njësi në tre mujorin e fundit të 2016, me 2 miliardë dollarë të ardhura.

Kjo nuk është as afër asaj që ka shitur Iphone. Në këtë vit Apple ka të ardhura rreth 137 miliardë dollarë, kurse ka shitur 212 milionë njësi të iPhoneve.

Apple pritet që të shesë 45.5 milionë njësi të iPhone dhe të përfitojë 28 miliardë dollarë gjatë tre mujorit të fundit të 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...