28 Nëntor 2016 - 10:11
Kompania kineze ka konfirmuar se ai do të prezantohet më 6 dhjetor, si dhe ka postuar imazhin e vërtetë të tij, raporton GSMArena, transmeton Koha.net.
Përveç kësaj kompania ka konfirmuar se deri tash janë prodhuar mbi 20 milionë njësi të Meizu m3 Note dhe prodhimi i tij do të ndalet në ditën kur zbulohet m5 Note.
Meizu m5 Note raportohet se ka procesor Mediatek Helio P10 SoC, me ekran 5.5 inç HD, kurse ka 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme.
Ai ka sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow, ndërsa kamerat e tij janë 13 dhe 5 megapiksela.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...