Samsung Galaxy S8 nuk vjen me 8 GB RAM

27 Nëntor 2016 - 14:29      

Duke pasur parasysh se gjenerata e ardhshme e smartfonëve do të vijë me 8 gigabajt RAM memorie, shumica kanë pritur që edhe smartfoni i ardhshëm i gjigantit Samsung do të ketë të njëjtin kapacitet të RAM-it.

Duhet theksuar se Samsung ishte prodhuesi i parë që ka lansuar paketën 8 GB LPDDR4 Mobile DRAM, e cila është ndërtuar duke përdorur procesin e prodhimit 10 nm, transmeton Koha.net.

Por duke pasur parasysh problemet me Note 7, Samsung nuk dëshiron të marrë ndonjë rrezik pavarësisht se shpreson shumë për Samsung Galaxy S8. Telefoni i ri do të ketë më shumë kapacitet të memories, por “vetëm” 6 gigabajt do të jetë në kombinim me memorien e brendshme prej 256 gigabajt.

Sipas raportimeve të mëparshme, Galaxy S8 pritet të vijë me një dizajnë të ri të shkëlqyeshëm, kamerë të përmirësuar, një skaner optik për gishtërinj i vendosur nën ekran, kamerë të dyfishtë tek modeli më i madh, ekran me presion të ndjeshëm i cili zëvendëson butonat jo-fizik dhe butonin “Home”, si dhe me një skaner për sy.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...