Shfaqen detaje të reja për Surface Phone

27 Nëntor 2016 - 10:36      

Shumica e fansave të teknologjisë janë duke shpresuar se gjiganti Microsoft të lansojë vitin e ardhshëm telefonin e saj të shumëpritur, Surface Phone.

Sipas raporteve të fundit, zhvillimi i telefonit është duke ecur mirë dhe kompania me të vërtetë është në rrugë për të prezantuar Surface Phone në vjeshtë të vitit 2017, së bashku me sistemin operativ të përmirësuar Redstone 2, transmeton Koha.net.

Microsofti ka zhvilluar disa prototipa të Surface Phone, të cilat janë të pajisur me procesor Snapdragon 835 dhe ofrojnë mbështetje për veçorinë për karikim të shpejtë të baterisë, Quick Charge 4.0. Kjo i jep telefonit mundësinë për të karikuar shumë shpejtë baterinë përmes portit USB Type-C, por mund të ndodhë që këta telefona të mbështesin edhe karikimin e baterisë përmes wirelessit.

Gjithashtu, sipas disa burimeve, pretendohet se këta prototipat janë të bazuar me sistemin operativ Windows Mobile 10 64-bit dhe se më i fuqishmi vjen me 6 gigabajt RAM memorie, duke mundësuar aplikacionin x86 në opsionin Continuum.

Surface Phone, po ashtu, do të jetë në dispozicion edhe në version me 4 gigabajt RAM memorie, por nuk do të ofrojë mbështetje për aplikacionin x86, madje as në opsionin Continuum.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...