Hoxhaj në mesin e 50 politikanëve botërorë më të konektuar në Twitter

26 Nëntor 2016 - 20:54      

Rikthimi i Enver Hoxhajt në pozitën e ministrit të Jashtëm, e ka rikthyer atë edhe në mesin e politikanëve botërorë që janë mjaft aktivë në Twitter.

Sikurse çdo fundvit, në studimin e ri të platformës profesionale Twiplomacy që mbikëqyrë, analizon dhe i matë statistikat e llogarive personale në Twitter të politikanëve nga mbarë bota, Twiplomacy, Hoxhaj është renditur në mesin e 50 liderëve botërorë më të konektuar në vitin 2016.

Si bazë është marrë aktiviteti i përditshëm, vendet nëpër botë prej nga “tweet”, sa e ndjekin njëri-tjetrin politikanët në Twitter, e me radhë.

Hoxhaj është renditur përkrah Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry që mban numrin 30 dhe llogarive të ministrive të Jashtme të shumë vendeve evropiane. Po ashtu, edhe llogaria e ministrisë së jashtme të Kosovës, @MFAKOSOVO është në këtë listë.

Çfarë bie në sy në këtë renditje më të re, është se asnjë ministër i jashtëm nga rajoni nuk është futur ende ndërsa nga ministrat e Jashtëm të Evropës, pos Hoxhajt është edhe Miroslav Lajçak i Sllovakisë, Edgars Rinkevics i Letonisë, dhe Linas Linkevicius i Lituanisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...