Samsung në Francë i dhuron nga një kartelë të jashtme 128GB pronarëve të Note 7

24 Nëntor 2016 - 14:13      

Samsung pas tërheqjes së smartfonit Galaxy Note 7 globalisht, tani në Francë ata do ti dhurojnë nga një kartel të jashtme mocroSD me hapësirë 128GB, transmeton koha.net.

Samsung së fundi ka filluar që t’u dërgojë nga një letër pronarëve të Galazy Note 7 në Francë për t’u kërkuar falje për tërheqjen e smartfonit dhe për t’u treguar se ata do t’i dhurojnë një kartelë microSD 128GB falas.

Samsung gjithashtu është duke u ofruar 1 mijë konsumatorëve të këtyre pajisjeve një shans për një eksperiencë falas në parkun e tyre në Paris, që është një park virtual, transmeton koha.net.

Shumë konsumator të Samsung duket se janë të lumtur që të ndërrojnë smartfonin Note 7 me Galaxy S7, dhe duket se tërheqja e tij nuk i ka bërë edhe shumë keq kompanisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...