Foto: Ilustrim

Specifikat e telefonit të ri të avancuar të Nokias

23 Nëntor 2016 - 14:31      

Nokia pak ditë më parë njoftoi edhe zyrtarisht se do të kthehet në tregun e telefonave të mençur. Pritet që modelet e para të kompanisë të dalin në treg qysh në fillim të vitit të ardhshëm.

Por, thashetheme i ri vë në theks specifikat e telefonit të avancuar të Nokias. Sipas “theandroidsoul”, ky telefon pritet të ketë madhësi të ekranit nga 5.2″ deri në 5.5″ me rezolucion QHD.

Në brendësi, telefoni i ri i avancuar i Nokias do të ketë procesorin Snapdragon 820, por ky mund të ndryshojë sepse më 2017 pritet hedhja në treg e procesorit të ri Snapdragon 835 i cili do të jetë shumë më i fuqishëm, dhe logjikisht të gjitha kompanitë konkurruese në tregun e smartfonëve do ta kenë së paku një telefon me këtë procesor, transmeton Koha.net.

Nëse Nokia dëshiron të jetë sërish në krye të klasifikimeve, do t’i duhet me patjetër futja në përdorim e harduerit më të fundit.

Telefoni i ri Nokia pritet të vijë me optikën për kamerë nga Carl Zeiss, dhe sipas fotografive të publikuara, telefoni do të jetë krejtësisht i mbështjellë nga metali.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...