23 Nëntor 2016 - 09:51
Internet shfrytëzojnë edhe deri në 80 për qind të banorëve në vendet e zhvilluara, ndërsa online është vetëm 40 për qind e popullatës të vendeve në zhvillim dhe 15 për qind në shtetet e zhvilluara dobët, shkruan raporti i Agjencisë së KB-së, transmeton KP.
Në disa vende të varfra dhe jostabile afrikane çdo person i dhjetë përdor internetin.
Ata të cilët e shfrytëzojnë rrjetin global zakonisht janë femra, personat më të moshuar, personat me arsimim më të dobët, të varfrit dhe ata të cilët jetojnë në rajonet rurale, thekson Agjencia e specializuar për teknologji informative dhe komunikuese.
Pa Internet janë të paktën 3.9 miliardë njerëz, që është më shumë se gjysma e banorëve në botë, ndërsa Agjencia pret se qasje deri te rrjeti deri në fund të këtij viti do të kenë 3.5 miliardë njerëz.
“Në vitin 2016 njerëzit më nuk shkojnë në Internet, ata janë në Internet. Përhapja e rrjetit 3G dhe e 4G ka sjellë në Internet në mbarë botën”, thuhet në raport.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...