Një vit prej kur Facebook njohu Kosovën

21 Nëntor 2016 - 08:48      

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, për vite me radhë i kishte lënë kosovarët pa ‘check-in’, mundësinë e publikimit të vendndodhjes së tyre në Kosovë.

Përherë, kur përdoruesit nga Kosova etiketoheshin (bënin check-in) në ndonjë qytet të Kosovës, shteti përkatës shfaqej Serbia.

Megjithatë, me iniciativën e Lavdi Zymberit, që kishte nisur një peticion përmes së cilit kërkonte që Facebook t’i njihte qytetet e Kosovës si të Kosovës, e jo të Serbisë, u bë e mundshme që të pranohet edhe kjo kërkesë, transmeton KP. 

Nga sot një vit, Facebook-u i Mark Zuckerberg ua mundësoi qytetarëve të Kosovës që vendndodhjen e tyre në territorin e tyre ta shënojnë me emër të qyteteve që zyrtarisht i njeh Kosova.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...