Hawking: Njerëzimi mund të zhduket brenda njëmijë vjetësh, të gjendet një planet tjetër

17 Nëntor 2016 - 09:32      

Astrofizikani britanik Stephen Hawking, i cili jetën ia ka kushtuar zgjidhjes së misterit të universit, ka alarmuar se njerëzimi do të zhduket brenda një mijë viteve në qoftë se nuk gjendet ndonjë planet tjetër për të jetuar.

Në konferencën që mbajti në Grupin e Debatit të Universitetit të Oxfordit në lidhje me universin dhe origjinën e njeriut, ai tha se njerëzimin e pret e një e ardhme e errët.

Sipas Hawking njohuritë e njeriut mbi universin këto 50 vitet e fundit janë rritur në masë të konsiderueshme.

“Kush e di, mbase një ditë mund të fillojmë të përdorim valët e gravitetit për të parë zemrën e Shpërthimit të Madh (Big Bang). Por ndërkohë jemi të detyruar të kërkojmë vend në ndonjë planet tjetër për të ardhmen e njerëzimit. Ndryshimet klimatike dalëngadalë do të sjellin fundin e jetës në Tokë. Nëse nuk arrijmë të gjejmë dot ndonjë planet tjetër për të jetuar, nuk mendoj se njerëzimi do të mbijetojë në planetin tonë të brishtë”, tha 74-vjeçari Hawking.

Duke u rekomanduar të rinjve në audiencë të punojnë për zgjidhjen e mistereve të universit, Hawking u shpreh: “Mbajini sytë jo në tokë, por në qiell, tek yjet. Përpiquni ta kuptoni dhe ta shpjegoni atë çfarë shihni. Bëhuni kureshtarë. Mund të keni sukses sado që e vështirë që të jetë. Ajo që ka më shumë rëndësi, është të mos dorëzoheni.”

Hawking nuk mund të lëvizë për shkak të Sklerozës Amiotrofike Laterale (ALS), me të cilën u diagnostifikua kur ishte student në Universitetin e Kembrixhit. Për të komunikuar ai përdor teknologjitë kompjuterike.

Libri me titull “Historiku i shkurtër i kohës” nga Hawking ka realizuar më shumë se 10 milionë shitje në tërë botën.

ALS dëmton qelizat nervore që ndodhen në tru dhe palcën kurrizore dhe të cilat kontrollojnë muskujt. Trajtimi mjekësor i kësaj sëmundjeje nuk është zbuluar ende.

Një pjesë shumë e vogël e të sëmurëve me ALS jetojnë më shumë 10 vite.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...