Aplikacioni i ri për skanimin e fotove të printuara i Google që kthen ato në digjitale [video]

16 Nëntor 2016 - 17:43      

Google është duke ofruar një zgjidhje të re për të kthyer fotografitë e vjetra të printuara në fotografi digjitale, transmeton koha.net.

Aplikacioni i ri i quajtur PhotoScan ju lejon që të skanoni fotografitë e printuara me smartfonë e pastaj t’i ruani ato në Google Photos.

Google thotë se ky aplikacion detekton edhe skajet e fotove, rregullon foton, eliminon shkëlqimin e madh dhe lejon që fotoja të pritet si duhet, transmeton koha.net.

Sapo përdoruesit të skanojnë fotot e tyre, mund të editojnë ato nga aplikacioni Google Photos, të cilit i janë shtuar shumë tipare.

Këtë aplikacion mund ta shkarkoni për iOS duke klikuar këtë, ndërsa për Android duke klikuar këtu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...