700 milionë pajisje me Android i dërgojnë të dhëna fshehtas Kinës çdo 72 orë

15 Nëntor 2016 - 21:17      

Një prodhues kinez ka instaluar softuer ‘backdoor’ në 700 milionë telefon me Android, i cili shpërndan të dhënat e përdoruesve pa e ditur ata, transmeton koha.net.

Ky softuer i imponon telefonat që të dërgojnë të gjitha mesazhet tekstuale të smartfonit në një softuer që gjendet në Kinë, çdo 72 orë.

Një avokat që përfaqëson kompaninë ka thënë se krijimi i softuerit është dizajnuar për klientët në Kinë dhe kurrë nuk ka qenë i destinuar për përdoruesit e telefonave diku tjetër.
Por një kompani që prodhon telefon me bazë në Maiami, BLU Products, ka thënë se 120 mijë telefona të tyre kanë qenë të infektuar me këtë, derisa ata kanë lansuar një përditësim për ta eliminuar, transmeton koha.net.

Ky virus është zbuluar nga kompania për siguri, Kryptowire, me bazë në Virginia, SHBA.
“Kryptowire ka identifikuar disa modele të pajisjeve mobile me Android që kanë këtë softuer që mbledh të dhëna të ndjeshme personale të përdoruesve, dhe pastaj i dërgon ato te një server që gjendet në Kinë” kanë shpjeguar nga kjo kompani.

Kompania “Shanghai Adups Technology”, që është kineze, ka dizajnuar këtë softuer për të ndihmuar prodhuesit mobil Kinezë që të monitorojnë sjelljet e përdoruesve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...