Huawei kishte refuzuar Google-in për telefonat Pixel

15 Nëntor 2016 - 17:42      

Muajin e shkuar u raportuar se Google kishte pasur bisedime me Huawein për të ndërtuar telefonat Pixel, para se të arrinte kontratë me HTC-në si prodhues.

Megjithatë, tani një burim i ri ka njoftuar se kompania kineze kishte refuzuar gjigantin teknologjik sepse kërkonte që logo e kompanisë të shfaqej në telefon, ndërsa Google nuk e lejonte këtë.

“WinFutureSpoke” përmes zëvendëspresidentit të Huaweit, Colin Giles, ka konfirmuar se Google donte që Pixel të ishte brend i saj dhe nuk pranonte asnjë kompani tjetër në emër.

Dy kompanitë kanë pasur bashkëpunim në të kaluarën. Ato punuan në telefonin Nexus 6P.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...