Vivo lanson smartfonin e ri me kamerë 20 MP për selfie

15 Nëntor 2016 - 13:28      

Nëse dëshironi që smartfoni juaj të ketë një kamerë për selfie shumë të mirë, tani për ju në dispozicion është smartfoni i ri i kompanisë Vivo, V5.

Ai vjen me kamerë për selfie prej 20 megapikselë. Kjo kamerë është ndër më të fundit për nga cilësia – Sony IMX375, si dhe afër saj gjendet edhe blici LED, transmeton Koha.net. Kjo është kamera më e mirë për selfie deri më tani.

Ndërsa, kamera kryesore e Vivo V5 është 13 megapikselë, përmes së cilës mund të incizohen videot me rezolucion prej 1080 pikselë.

Vivo V5 vjen me ekran 5.5-inç IPS LCD me rezolucion prej 720 megapikselë dhe me xham mbrojtës të lakuar 2.5D, si dhe me sensorin për gishtërinj i cili mund të hapet brenda 0.2 sekondave.

Gjithashtu, Vivo V5 vjen me procesor (emri i të cilit nuk është zbuluar) me tetë bërthama, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, baterinë prej 3 mijë mAh, si dhe me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow me Funtouch OS 2.6. Po ashtu, ky sistem operativ ofron mbështetje edhe për veçorinë Smart Split 2.0, e cila mundëson ndarjen e ekranit në dy pjesë.

Vivo V5 ka trup prej metali dhe vjen me ngjyrë ari ose gri, si dhe është i trashë 7.55 mm dhe peshon 154 gramë. Ndërkaq, sa i përket çmimi, ky smartfon i ri kushton rreth 245 euro dhe do të jetë në dispozicion duke filluar nga 26 nëntori.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...