15 Nëntor 2016 - 09:10
Geekbench rikonfirmon se Gionee S9 vjen me procesor MediaTek Helio P10, 4 gigabajt RAM memorie, si dhe me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow, transmeton Koha.net.
Smarftoni i ri tashmë është certifikuar nga rregullatori kinez TENAA e po ashtu është shfaqur edhe në uebfaqen tjetër të njohur AnTuTu.
Sipas AnTuTu, Gionee S9 vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, kamerën kryesore të dyfishtë (13 + 5 megapikselë) dhe atë të përparme prej 13 megapikselë, 64 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3 mijë mAh.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...