14 Nëntor 2016 - 15:10
Lexo edhe: Meizu lanson telefon të ri me specifika të veçantë [foto]
Tani, raportohet se Meizu është duke punuar në një version më të fortë të M5, Note, transmeton Koha.net. Ky version është shfaqur në uebfaqet e njohura si AnTuTu dhe Geekbench, të cilat kanë zbuluar disa specifika kyçe të këtij versioni të ri.
Sipas AnTuTu, Meizu M5 Note vjen me ekran full HD me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor MediaTek Helio P10 MT6755, grafikën Mali-T860, 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow. Sa i përket kamerave, M5 Note vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. AnTutu nuk zbulon detaje të tilla si madhësia e ekranit, kapacitetin e baterisë apo se a do të ketë sensor për gishtërinj.
Ndërsa Geekbench, nuk zbulon edhe shumë detaje në lidhje me Miezu M5 Note. Sipas kësaj uebfaqe, versioni i ri i M5 vjen me procesor MediaTek Helio P10 MT6755 me tetë bërthama, 3 gigabajt RAM memorie, si dhe me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow.
Tani për tani, nuk ka informata tjera në lidhje me këtë version të ri, por mbetet vetëm të presim nëse do të shfaqen informatat e reja në të ardhmen e afërt.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...