Gjenerata e re e Galaxy S dhe Note vjen me procesor Exynos 9

13 Nëntor 2016 - 10:20      

Galaxy S8 dhe gjenerata e ardhshme Galaxy Note janë larg lansimit zyrtarisht vetëm disa muaj, por tashmë dihet mjaftë se çfarë mund të presim nga to.

Fableti i ardhshëm Note ende është një mister, por vetëm një gjë është konfirmuar – të dy seritë do të mundësohen nga procesori Exynos 9 SoC.

Ky procesor, dy vitet e fundit ka zënë hapësirë mjaft të mirë në konkurrencë, sidomos me gjeneratën e fundit Exynos 8890, transmeton Koha.net. Më parë, Samsung dy procesor, Exynos dhe Qualcomm, për telefonat e avancuar të serisë së saj Galaxy S dhe Galaxy Note, por kjo tani do të ndryshojë.

Procesorët e mëparshëm Exynos nuk kanë mbështetur të gjitha rrjetet në botë, por Exynos i ardhshëm do të përfshijë edhe modemin e ashtuquajtur Shannon 359, i cili mundëson mbështetje për të gjitha rrjetet, duke përfshirë FDD-LTE, TD-LTE, TD-SCDMA, WCDMA, CDMA200, CDMA dhe GSM.

Dhe ndërsa ky procesor nuk do të jetë gati deri në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, ai mund të përdoret vetëm si një komponent plug-in. Po ashtu, thuhet se pasardhësi i Exynos 9 do të ketë këtë modem të integruar.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...