Shfaqet pasardhësi i Huawei P9, vjen me specifika shumë të fuqishme

12 Nëntor 2016 - 23:55      

Huawei P9 ishte një “hit” i madh. Me dy kamera kryesore Leica prej 12 megapikselë, procesor të fuqishëm Kirin 955 dhe 3 gigabajt RAM memorie, kompania kineze ka raportuar se ka shitur 9 milionë njësi të këtij modeli në mbarë botën që nga lansimi i tij në muajin prill.

Lexo edhe: Huawei P9 shet 9 milionë njësi

Ndërsa tani, është parë edhe një telefon i ri i kompanisë Huawei, i cili duket se do të jetë pasardhësi i P9, Huawei P10, transmeton Koha.net. Telefoni i ri është shfaqur në uebfaqen e njohur GFXBench.

Kjo uebfaqe zbulon se Huawei P10 do të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë, procesor 2.3 GHz Kirin 960 me tetë bërthama, grafikën Mali G-71, 6 gigabajt RAM memorie dhe 256 gigabajt memorie të brendshme, raporton Phone Arena.

Gjithashtu, P10 pritet të vijë me kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, si dhe do të vijë me sistemin operativ Android 7.0 të para-instaluar.

Pasardhësin e Huawei P9, P10, ndoshta mund ta presim vitin e ardhshëm, ka fundi i marsit apo në fillim të prillit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...