Ekranet 1 mm të LG-së vijnë më 2017 [video]

12 Nëntor 2016 - 19:58      

Linja e plotë e televizorëve OLED e kompanisë LG për vitin 2017, ka rrjedhur nga kompania WiFi Alliance.

Sipas disa deklaratave, televizorët e rinj janë testuar nga WiFi Alliance, në mënyrë që të sigurohet se janë kompatibil me specifikat e WiFi-së.

WiFi Alliance zbulon emrin dhe madhësinë e kësaj linje të re të televizorëve, por nuk zbulon edhe detaje tjera më të hollësishme të tyre, transmeton Koha.net. Ajo ka zbuluar se televizorët e rinj do të jenë në dispozicion në madhësi prej 55 deri në 77-inç dhe do të vijnë me këta emra: B7, C7, E7, G7 dhe W7.

Mendohet se W7 mund të jetë televizori super i hollë (me ekran të trashë 1 mm), për të cilin është përfolur në vitin 2015, i quajtur “Wallpaper OLED TV”.

Gjithashtu, supozohet se modeli B7 mund të jetë pasardhësi i B6 i cili aktualisht është në dispozicion dhe duhet të jetë OELD TV më i përballueshëm në këtë linjë të re. B7 vjen me ekran 55-inç dhe mban numër të modelit OLED55B7, si dhe me ekran 65-inç e që quhet OLED65B7.

C7 duket se është përditësim i modelit të lakuar C6 i cili tashmë është në dispozicion. Po ashtu, edhe C7 do të ofrohet në madhësi prej 55-inç me emër OLED55C7 dhe 65-inç me emër OLED65C7.

Modeli i tanishëm R6 do të përditësohet në version E7 me madhësi prej 55-inç (OLED55E7) dhe 65-inç (OLED65E7).

Ndërkaq, modeli G7 do të jetë, po ashtu, përditësim për modelin e tanishëm G6 dhe do të ofrohet në version me madhësi prej 55 dhe 77-inç.

WiFi Alliance nuk ka zbuluar as se sa mund të kushtojnë këta televizorë, por pritet që kjo linjë e re e këtyre televizorëve të zbulohet në janar të vitit të ardhshëm në ngjarjen e madhe të teknologjisë, CES.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...