Rusët ndalojnë LinkedIn

12 Nëntor 2016 - 14:04      

Ashtu siç raportohej në tetor, rrjeti më i madh në botë profesional online, LinkedIn është ndaluar në Rusi, pasuar nga vendimi i gjykatës gjatë kësaj jave, me të cilin thonë se kjo kompani që është nën pronësi të Microsoft ka shkelur ligjet e këtij shteti për mbrojtjen e të dhënave, transmeton koha.net.

Në korrik të 2014-ës, Rusia ka aprovuar amendamentet e ligjit për të dhënat personale në rusi, i cili hyri në fuqi me 1 shtator të 2015-ës, nën të cilin kompanitë teknologjike detyrohen që të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve të saj në këtë shtet e jo jashtë tij.

Rregullatorët federal të mediave në Rusi, të njohur si Roskomnadzor, tani është duke kërcënuar se do të bllokoj çdo kompani që ruan të dhënat personale të qytetarëve të saj në serverët jo rusë, transmeton koha.net.

Jo vetëm Linkedln, por edhe kompani më të mëdha, duke përfshirë WhatsApp, Facebook, dhe Twitter mund të bllokohen në të ardhmen në Rusi, nëse ata nuk zbatojnë këtë ligj.

Shumë kompani të mëdha, si Google, Apple apo Viber së fundi kanë zhvendosur serverët e tyre në Rusi, megjithatë Facebook, Microsoft e Twitter kanë refuzuar që të përmbushin këtë ligj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...