Për shkak të një gabimi Facebook shpall të vdekur miliona përdorues

12 Nëntor 2016 - 10:45      

Mbrëmjen e së enjtes Facebook ka deklaruar shumicën e përdoruesve të vdekur, duke përfshirë krijuesin e saj Mark Zuckerberg, për shkak të një anomalie masive për ‘kujtimet’, transmeton koha.net.

Edhe pse të gjallë, përdoruesit e Facebook, kur janë kyçur në llogarinë e tyre të enjten mbrëma kanë parë se profili i tyre i është kthyer në “llogari kujtimi”, ku sugjerohet se ata kanë vdekur për çdo njeri që viziton profilin e tyre, transmeton koha.net.

Një deklaratë në profilin e Mark Zuckerberg shkruante:
“Ne shpresojmë se njerëzit që kanë dashur Mark do të gjejnë ngushëllimin në gjërat që të tjerët ndajnë për të kujtuar atë dhe festuar jetën e tij”.

Ndërsa më vonë Facebook ka rregulluar këtë anomali dhe ka shpjeguar: “Për një periudhë të shkurtët kohore, një mesazh i cili është bërë për profilet e ‘kujtimeve’ është postuar gabimisht në llogari të tjera. Ky është një gabim i tmerrshëm të cilin e kemi rregulluar tani. Na vjen shumë keq që kjo ndodhi, dhe e kemi rregulluar atë sa më shpejtë që ka qenë e mundur”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...