Arrin projekti Ara – smartfoni modular [foto]

11 Nëntor 2016 - 19:40      

Në muajin shtator Google pati ndërprerë projektin e saj Ara – smarfoni modular, duke lënë shumë zhvillues dhe blerës potencialë, të cilët e prisnin këtë projekt me padurim, duar bosh.

Lexoni edhe: Google konfirmon ndërprerjen e projektit Ara – smartfoni modular

Phandroid ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet pajisja Project Ara me numër të modelit “A8A01”, transmeton Koha.net.

Smartfoni Project Ara (A8A01) pritet të vijë me ekran 5.46-inç TFT-LCD me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 810, 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, baterinë prej 3,450 mAh, si dhe me kamerën e pasme prej 21 megapikselë.

“A8A01” është i trashë 12.5 mm dhe peshon 190 gramë. Po ashtu, ka hapësira të mjaftueshme për sensorë të ndryshëm, duke përfshirë GPS, barometër, blic, xhiroskop, magnetometër, etj.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...