Mark Zuckerberg: Facebook nuk ka ndikuar në fitoren e Trump

11 Nëntor 2016 - 14:25      

“Ideja se lajme false të publikuara në Facebook kanë ndikuar në një farë mënyrë në zgjedhjet presidenciale është marrëzi”. Kështu thotë Mark Zuckerberg, kreu i Facebook, duke iu përgjigjur polemikave, mbi rolin e rrjeteve sociale që kanë favorizuar fitoren e Donald Trump.

Sipas disa analistëve të Facebook, për shumë amerikanë burimi kryesor i informacionit, ka hedhur një sërë lajmesh e videosh të vendosura si të rëndësishme në mënyrë false për ti dhënë më shumë avantazh kandidatit republikan, transmeton koha.net.

“Nëse mendoni se Facebook ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale, atëherë nuk e keni kuptuar mesazhin që mbështetësit e Trump kanë dashur të japin”, ka thënë Zuckerberg duke folur në një konferencë për teknologjinë në Kaliforni, sipas BBC.

Në fillim të vitit rrjeti social u akuzua se ishte anti-Trump, pasi në seksionin “trending stories” shfaqeshin vetëm lajme pro demokrate. Dhe kështu grupi i personave që merrej me “historitë më të lexuara”, u pushua nga puna dhe u zëvendësuan me një algoritëm. Rezultati? Më shumë lajme të konsideruara për të qeshur, përfunduan në listën e më të lexuarave, pasi ndiqeshin nga pjesa më e madhe e përdoruesve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...