Lansohet Moto M dhe Lenovo P2

9 Nëntor 2016 - 10:59      

Kompania Motorola, pronë e Lenovos, ka lansuar smartfonin e ri Moto M në Kinë.

Së bashku me Moto M, Lenovo ka lansuar edhe smartfonin tjetër të ri, Lenovo P2, çmimi i të cilit nuk është zbuluar.

Moto M kushton rreth 295 dollarë dhe vjen me trup prej metali, dizajnë për rezistentë ndaj ujit dhe dizajn të ri të gjuhës, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky telefon ka skajet të rrumbullakëta dhe të lakuara, ndërsa sensori për gishtërinj është vendosur në pjesën e pasme nën kamerën kryesore.

Gjithashtu, Moto M vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor 2.2 GHz MediaTek me tetë bërthama, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 3,050 mAh me veçorinë për karikim të shpejtë.

Sa i përket kamerave, Moto M vjen me kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Ndërkaq, Lenovo P2 vjen me ekran 5.5-inç Super AMOLED me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselë, procesor 2.0 GHz Snapdragon 625 me tetë bërthama Cortex-A53, grafikën Adreno 506, 3 GB RAM me 32 GB memorie të brendshme dhe 4 GB RAM me 64 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë Li-lon me kapacitet prej 5,100 mAh dhe me veçorinë për karikim të shpejtë.

Memoria e brendshme mund të zgjerohet deri në 256 gigabajt përmes kartelës microSD.

Lenovo P2, po ashtu, vjen me sensor për gishtërinj si dhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë me autofokus dhe blicin e dyfishtë LED dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Gjithashtu, Lenovo P2 do të punojë me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...