Pas Note 7, shpërthen edhe Samsung Galaxy J5

8 Nëntor 2016 - 14:10      

2016-a përfundimisht nuk është viti i madh për kompaninë gjigante Samsung. Ndonëse ajo ka filluar vitin fuqishëm me Galaxy S7 dhe S7 Edge, gjërat padyshim filluan të përkeqësoheshin kur Galaxy Note 7 filloi të shpërthejë dhe të kaplohet nga zjarri në gjithë botën.

Gjithashtu, në fillim të këtij muaji Samsung është detyruar që të tërheqë 2.8 milionë enëlarëse për shkak se gjatë përdorimit ato çmontoheshin.

Tani, sipas një raporti që vjen nga Franca, nëpërmjet agjencisë së lajmeve CNET, një gruas i kishte eksploduar smartfoni Galaxy J5, transmeton Koha.net. Lamya Bouyirdane tha për Associated Press se ka vërejtur që telefoni i saj ishte shumë i nxehtë tek ekrani dhe filloi të dilte tym nga telefoni. Pastaj ajo e hodhi atë në dysheme dhe telefoni është kapluar nga zjarri ndërsa pjesa e pasme e tij ishte deformuar tërësisht.

Ajo, po ashtu, thotë se planifikon të hedh në gjyq kompaninë Samsung sepse ishte djali i saj që e mbante telefonin në dorë disa sekonda para se të shpërthente.

“Nuk mund të komentojmë tani për këtë incident të veçantë derisa të ekzaminojmë këtë telefon. Siguria e konsumatorëve mbetet prioriteti ynë më i lartë dhe duam të punojmë me çdo konsumator që ka përjetuar ndonjë problem me produktet e Samsungut, me qëllim që të hetojmë rastin dhe t’i mbështesim ata. Problemet me Galaxy Note 7 janë të izoluara vetëm me atë model”, ka thënë Samsung në një deklaratë për CNET.

Duhet të pajtohemi me Samsungun për këtë se problemet me Note 7 janë të vetë kompanisë, përveç disa incidenteve të izoluara aty-këtu, ndërsa pjesa tjetër e linjave të Samsungut janë në rregull.

Bouyirdane ka thënë se telefonin e ka blerë përmes internetit, kështu që ka një sërë arsyesh pse ka shpërthyer telefoni dhe që ky incident ndoshta nuk mund të jetë së pari faji i Samsungut.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...