Pesë fotoaparatet më të mirë

7 Nëntor 2016 - 14:55      

Ata që u pëlqen të udhëtojnë dhe i marrin seriozisht fotot e tyre, ato të celularit nuk janë shumë cilësore, pavarësisht se sa e mirë mund të jetë kamera e iPhone të fundit.

Kërkoni kamerën më të mirë nga më të rejat e momentin, për të pasur kujtime më të bukura nga udhëtimi juaj i jetës, qoftë kjo një safari apo në Machu Pichu, transmeton tch. Mashable ka përzgjedhur pesë modelet e fundit për fotot e pushimeve.

I përshtatshëm për aventurierët
Fujifilm XP 90 është fantastik pasi është si një aparat xhepi, kompakt dhe kundra ujit, dhe me të mund të realizoni foto në det apo në plazh pa patur frikë se aparati do ju prishet.

Fuqia e një aparati të vogël
Nëse dëshironi një aparat fotografik që nuk ju zë shumë vend, por ka më shumë fuqi dhe kapacitet se një smartphone, atëherë zgjidhni Lumix, nga Panasonic. Ai ka dyfishin e përmasave të cilësisë së iPhone 7.

Stili dhe thelbi
Një përditësim i modelit klasik të vitit 1960. Me butonat metalikë, me veshjen e lëkurës, por sigurisht me parametra të teknoligjisë bashkëkohore. Olympus Pen F është i gatshëm edhe për foto Instagrami, me filtra të shumëllojshëm dhe që mund të lidhet me wireless.

Njësoj si Polaroid
Fotot e çastit dihet që nuk janë shumë të mira për ngjyrat reale. Por stili i vjetër Polaroid ka lezetin e vet përveç faktit se e ke foton të printuar në çast. Harroni atë të vjetrin dhe mund të zgjidhni Leica. Modeli i saj Sofort, vjen me look vintage me ngjyra të ndryshme.

DSLR që i bën të gjitha
Nëse dëshironi të bëni foto artistike dhe me klas ju duhet patjetër një aparat fotografik profesional, me një performancë të lartë. Por problemi i tyre është se janë shumë të rëndë. Nikon D500 është saktësisht një përjashtim nga ky rregull, por peshon disi më pak falë fibrave të karbonit dhe efektit rezistent ndaj ujit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...