Goal Robots, robotët “kuriozë” e që mësojnë si një fëmijë

7 Nëntor 2016 - 14:12      

Luan, bëhet kurioz dhe mërzitet por nuk është një fëmijë, është një robot. I pari që krijohet me një ‘tru’ që i duhet kohë të zhvillohet dhe që mëson duke nisur nga zero, njësoj si një vogëlush.

Ky është horizonti i ri i robotikës që hapet me Goal Robots, projekti ambicioz europian i përshkruar në faqen e Robohub, transmeton tch. Objektivi është kalimi “cilësor” në robotikë.

“Objektivi është të bëjmë një robot që di të mësojë në mënyrë të pavarur, duke eksperimentuar dhe duke bërë veprime njësoj si fëmijët e vegjël, mes 1 dhe 2 vjeç, që më pas i përdorin këto kapacitete të fituara”, thotë Gianluca Baldassarre, kordinatori i projektit.

Robotët zbulojnë gjëra të reja dhe mësojnë ta përsërisin të njëjtin veprim. “Motori” i robotëve të rinj është kuriozitet, një shtysë gjenerike për të eksploruar ambientin, duke prekur e duke lëvizur objekte.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...