5 Nëntor 2016 - 23:37
I quajtur GM 5, smartfoni punon me versionin më të fundit të sistemit operativ Android 7.0 OS, kështu duke u bërë pajisja e parë Android One me Nougat.
GM 5 vjen me ekran 5-inç HD, procesor Snapdragon SoC me katër bërthama, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 2,500 mAh, transmeton Koha.net. Sa i përket kamerave, GM 5 vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.
Me dimensione 140.5 x 69.75 x 9.3 mm dhe me peshë prej 160 gramë, GM 5 po ashtu vjen me ngjyrë ari, gri dhe të zezë.
Ky smartfon do të jetë në dispozicion për shitje këtë muaj dhe në vetëm këto vende: Azerbejxhan, Shqipëri, Afganistan, Belgjikë, Bosnje, Kroaci, Çipro, Gjeorgji, Gana, Greqi, Irak, Kenia, Luksemburg, Moldavi, Holandë, Pakistan, Serbi, Tunizi, Turqi dhe Uzbekistan, ndërsa prodhuesi turk nuk e ka parë të arsyeshme që këtë telefon ta fus edhe në tregun e Kosovës, së paku tani për tani.
Ndërkaq, sa i përket çmimit të GM 5, ende nuk është zbuluar.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...