Xiaomi lanson tre telefona të rinj

5 Nëntor 2016 - 17:16      

Kompania e njohur kineze Xiaomi pas shumë spekulimeve dhe raportimeve, ka lansuar telefonin e saj të ri Redmi 4.

Në fakt, Xiaomi ka zbuluar tre modele të ndryshme të cilat cilësohen si të kategorisë së mesme dhe janë të dedikuar për grupe të ndryshme të përdoruesve, transmeton Koha.net.

Xiaomi Redmi 4A
Redmi 4A është modeli më i lirë i serisë Redmi 4. Vjen me trup nga metali dhe është më i lehtë se dy të tjerët. Po ashtu vjen me ekran 5-inç IPS me rezolucion prej 720 pikselë, procesor 1.4 GHz Snapdragon 425 me katër bërthama Cortex-A53, grafikën Adreno 308, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, baterinë prej 3,120 mAh, si dhe me sistemin operativ Android Marshmallow.

Gjithashtu, Redmi 4A ofron mbështetje për dy SIM kartela dhe vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë me blic LED e cila është e vendosur në pjesën e pasme-majtas të telefonit si dhe me kamerën e përparme prej 5 megapikselë, ndërsa sa i përket sensorit për gishtërinj ky telefon nuk ka një të tillë.

Xiaomi Redmi 4 standard
Modeli standard Redmi 4 vjen me ekran 5-inç IPS me rezolucion prej 720 pikselë dhe xhamin mbrojtës 2.5D, procesor 1.4 GHz Snapdragon me tetë bërthama Cortex-A53, grafikën Adreno 505, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, baterinë prej 4,100 mAh, si dhe me sistemin operativ Android Marshmallow me MIUI 8.

Gjithashtu, ky model standard vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë e cila është e vendosur në pjesën e pasme në mes të telefonit dhe ka blicin e dyfishtë LED si dhe ofron mbështetje për autofokus, ndërsa kamera e përparme e tij është prej 5 megapikselë.

Xiaomi Redmi 4 standard ofron mbështetje edhe për lidhjen Bluetooth 4.1 dhe tashmë është në dispozicion për para-porositje në Kinë ndërsa pritet të dalë për shitje nga e hëna, 7 nëntor. Ai është në dispozicion në ngjyrë ari, të argjendtë dhe gri të mbyllur me çmim prej rreth 104 dollarë.

Xiaomi Redmi 4 Prime
Redmi 4 Prime vjen me ekran 5-inç IPS me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor 2.0 GHz Snapdragon 625 me tetë bërthama Cortex-A53, grafikën Adreno 506, 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme.

Ky model, po ashtu vjen me blicin e dyfishtë LED krahas kamerës së tij kryesore dhe ofron mbështetje për lidhjen Full Netcom 3.0, ndërsa dy modelet e para 2.0.

Çdo gjë tjetër është njëjtë sikurse te dy modelet e para Redmi 4 – dizajni dhe ngjyrat, sensori për gishtërinj, kapaciteti i baterisë, si dhe sistemi operativ.

Xiaomi Redmi 4 Prime tashmë është në dispozicion për para-porositje në Kinë me çmim prej rreth 133 dollarë dhe do të dalë për shitje nga e hëna.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...