2 Nëntor 2016 - 23:00
Ky aplikacion i lejon njerëzit që të dërgojnë mesazhe apo të flasin e po ashtu të punojnë dokumente në të njëjtën kohë, ngjashëm paksa me Google Docs. Por konkurrentët e tij kryesorë do të jenë aplikacionet si Slack dhe Hipchat.
I quajtur Microsoft Teams, ky aplikacion i ri është i ndërtuar në softuerin Office 365, i cili është i famshëm me versionet e tij si Word, PowerPoint dhe Excel.
Njerëzit mund të punojnë së bashku në këto programe me këtë aplikacion dhe të shkëmbejnë mesazhe, të flasin dhe të bëjnë video thirrje, njëkohësisht, transmeton koha.net.
Drejtori i Microsoft, Satya Nadella ka thënë se Teams është bërë për të përmirësuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë derisa janë duke punuar.
Microsoft ka zbuluar gjatë kësaj jave se Office 365 tani ka 85 milionë përdorues aktivë në muaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...