Si ta dini nëse Facebook juaj është hakuar dhe çfarë të bëni...

2 Nëntor 2016 - 17:23      

Ka disa mënyra të ndryshme se si hakerët vjedhin llogari në Facebook, dhe shumë njerëz hakojnë llogari në facebook për të rritur numrin e ndjekësve të faqeve të tyre apo për të marrë të dhënat personale të njerëzve, transmeton koha.net.

Dhe nëse shqetësoheni se dikush ua ka hakuar llogarinë tuaj, ka një mënyrë të thjeshtë për të mësuar, transmeton koha.net.
Së pari kyçuni në llogarinë tuaj, pastaj shkoni te ikona lartë në të djathtë dhe klikoni për të hyrë në te ‘Settings’, pastaj klikoni në ‘Security’ e pastaj ku shkruan ‘ku jeni kyçur’ (Where You’re Logged In).

Aty do të ju shfaqen pajisjet dhe vendet ku jeni kyçur dhe nëse nuk i njihni vendet apo pajisjet se ku jeni kyçur, shanset janë se ju jeni hakuar, por mund të jetë edhe problemi me IP që kemi ne në Kosovë, ku shpesh nuk na tregon lokacionin real.

Në rast se shihni se nuk jeni ju ata që jenë kyçur në ato pajisje apo lokacione, klikoni ‘End Acticity’, hakeri apo kushdo çoftë do të shkyçet menjëherë nga llogaria juaj.

Dhe pasi ta bëni këtë, menjëherë ndërroni fjalëkalimin tuaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...