Microsoft: Hakerë të ndërlidhur me qeverinë ruse po sulmojnë Windowsin

1 Nëntor 2016 - 22:45      

Korporata e Microsoft thotë se një grup i hakerëve që më parë ka qenë i ndërlidhur me qeverinë ruse dhe me hakimin e politikanëve të SHBA e ai është prapa sulmit të fundit kibernetik që shfrytëzoi një të metë në siguri të zbuluar së fundi në sistemin operativ Windows, transmeton koha.net.

Microsoft ka thënë se një përditësim i ri do të lansohet më 8 nëntor për të mbrojtur përdoruesit nga ky lloj i ri i sulmit.
Kompania gjigante softuerike ka thënë në një postim në faqen e saj se një numër i vogël i sulmeve ka ndodhur duke përdorur “spear phishing” për email nga grupi i hakerëve Strontium, i cili është më i njohur si “Fancy Bear” apo APT 28, transmeton koha.net.

Microsoft nuk ka treguar se kush janë viktimat e sulmit deri tani.
Një eksperti i inteligjencës në SHBA për aktivitetet kibernetike të Rusisë ka thënë se “Fancy Bear” punon për të apo në emër të GRU, që është agjencia ruse e inteligjencës, për të cilën zyrtarë të inteligjencë së SHBA kanë thënë se janë përgjegjës për hakimin e databazës dhe emailëve të Partisë Demokratike.

Microsoft ka thënë se sulmuesit kanë shfrytëzuar një dobësi në Adobe System Inc, në softuerin Flash dhe një tjetër në sistemin operativ të Windows.
Adobe ka lëshuar një përditësim të hënën derisa hulumtuesit e sigurisë së bashku me të Google, kanë zbuluar edhe detajet në lidhje me këtë sulm, ndërsa janë qortuar nga Microsoft për zbulimin e tyre, para se të rregullohen problemet plotësisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...