1 Nëntor 2016 - 14:29
Versioni i ri, Miix 720, vjen me ekran me rezolucion më të lartë, tastierë të teknologjisë së fundit, portin USB Type-C, si dhe në vend të procesorit Core M Skylake tani vjen me Core i7 Kaby Lake.
Lenovo Miix 720 ende nuk është zbuluar zyrtarisht dhe nuk ka asnjë informacion nga Lenovo rreth çmimit të tij ose se kur do të fillojë të shitet, por uebfaqja gjermane WinFuture ka zbuluar disa fotografi dhe specifika kyçe të këtij tableti të ri.
Tableti i ri i Lenovos, Miix 720-12IKB, vjen me ekran 12-inç e rezolucion prej 2880 x 1920 pikselë si dhe ofron mbështetje deri në 16 gigabajt RAM memorie DDR4 dhe deri në 1 terabajt memorie të brendshme PCle.
Sipas WinFuture, Miix 720 do të jetë në dispozicion me procesor Core i3-7100U, Core i5-7200U ose Core i7-7500U, që do të thotë se ky model i ri duhet të jetë më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë për dallim nga ai i vitit të kaluar, transmeton Koha.net. Derisa tabletët e fundit të Microsoft Surface Pro ende janë duke përdorë gjeneratën e gjashtë të procesorit Intel Core “Skylake”, Levono duket se do të kalojë tek gjenerata e shtatë e procesorëve “Kaby Lake”.
Miix 720 vjen me portin USB 3.1 Type-C, USB 3.0 dhe USB 2.0 si dhe me portin për kufje dhe për kartelën microSD. Po ashtu, ky tablet ofron mbështetje edhe për lidhjen WiFi 802.11ac dhe Bluetooth 4.1.
Gjithashtu, porti USB C përdoret edhe për të karikuar baterinë 41Wh të tabletit.
Tableti i ri është i trashë 0.35-inç dhe peshon rreth 0.77 kilogram, ndërsa së bashku me tastierën kjo pajisje bëhet e trashë 0.57-inç dhe peshon 1.08 kilogram.
Sa i përket dizajnit, Lenovo është bazuar në stilin e njëjtë sikur të pajisjeve saj Yoga dhe Miix.
Ndër specifika tjera, Lenovo Miix 720 përfshin edhe dy mikrofona, altoparlantët, kamerën e pasme prej 5 megapikselë dhe atë të përparme prej 1 megapiksel me mbështetje për veçorinë për kyçje të sigurt, Windows Hello.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...