Meizu lanson telefon të ri me specifika të veçantë [foto]

31 Tetor 2016 - 17:00      

Meizu ka lansuar telefonin e ri M5 me specifika të veçanta.

Meizu M5 vjen me ekran më të madh se m3s – 5.2-inç dhe me xham mbrojtës 2.5D, si dhe pjesa më e veçantë e tij është sensori për gishtërinj mTouch 2.1 i cili hap telefonin për 0.2 sekonda. Kjo nuk është keq për një telefon i cili kushton rreth 95 euro.

M5, po ashtu, vjen me procesor MediaTek MT6750, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme ose 3 GB me 32 GB memorie të brendshme. Të dy versionet ofrojnë mbështetje për kartelën microSD. Versioni i dytë kushton rreth 215 euro.

Kamera kryesore prej 13 megapikselë në pjesën e pasme është e shpejtë sa sensori i gishtërinjve – autofokusi i saj Phase Detection mund të bëjë fotografi brenda 0.2 sekonda. Po ashtu ka edhe blicin e dyfishtë LED për të bërë foto natën si dhe kamera e përparme prej 5 megapikselë.

Meizu M5 është në dispozicion në pesë ngjyra – të zezë, të gjelbër, të kaltër, ari dhe të bardhë.

Gjithashtu, M5 vjen me bateri prej 3,070 mAh dhe punon me sistemin operativ Flyme UI, si dhe është në dispozicion për shitje që nga sot në Kinë,

Sa i përket disponueshmërisë së tij edhe në tregjet tjera, ende nuk ka ndonjë informacion.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...