Elephone S7 – telefon i mbrojtur nga shpërthimet [foto]

30 Tetor 2016 - 15:39      

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur, Elephone, ka treguar se modeli i tij i fundit, S7, ka kornizën nga metali si dhe pjesën e përparme dhe të pasme të lakuar njëjtë sikurse Galaxy S7 Edge.

Por, për dallim nga Galaxy S7 që pati probleme me shpërthime, Elephone S7 vjen i mbrojtur me tre shtresa kundër shpërthimeve, gjë e cila kërkohet këto ditë.

Brenda Elephone S7 gjendet një “membranë për mbrojtje nga shpërthimet” e cila ju mbron nga shpërthimi i baterisë, transmeton Koha.net. Kompania Elephone premton se ka testuar këtë membranë dhe ju siguron se ka vetinë mbrojtëse nga shpërthimet e baterisë.

Elephone S7 vjen në dy versione ekranesh: me 5.2 dhe 5.5-inç Full HD LCD me xham mbrojtës 3D. Po ashtu vjen me procesor MediaTek Helio X20, grafikën ARM Mali T880, si dhe me sistemin operativ Android Marshmallow.

Gjithashtu, vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. S7 ofron mbështetje për kartelën microSD, dy SIM kartela dhe vjen me bateri prej 3 mijë mAh.

Sa i përket specifikave tjera dhe çmimit, Elephone S7 vjen në këto versione: modeli bazë me 2 GB RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme dhe me çmim prej 139.99 dollarë (vetëm me ngjyrë ari); modeli me 3 GB / 32 GB me çmim prej 169.99 dollarë (ngjyrë ari), 189.99 dollarë (kaltër), 199.99 dollarë (zezë) dhe 209.99 dollarë për të gjelbrin; si dhe versioni me 4 GB / 64 GB me çmim 199.99 (ari), 229.99 dollarë (kaltër), 239.99 dollarë (zezë) dhe 249.99 dollarë për të gjelbrin.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...