Mësohet data e lansimit të Moto M dhe Lenovo P2

30 Tetor 2016 - 14:56      

Sipas raportit të ri, Motorola Moto M dhe Lenovo P2 do të lansohen më 8 nëntor në Guangzhou, Kinë, raporton Techdroider.

Levono P2 vjen me bateri të fuqishme prej 5,100 mAh, ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, 3 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, Moto M, me emrin kodues Kung-Fu, pritet të vijë me ekran 5.5-inç full HD, procesor MediaTek Helio P10, 4 gigabajt RAM memorie si dhe me kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Numri i modelit të Moto M është XT1662 dhe do të punojë me sistemin operativ Marshmallow.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...