30 Tetor 2016 - 11:52
Sipas uebfaqes kineze IT168, një konsumator në Tajvan e ka pranuar atë dhe nga fotografitë që i shohim ky telefon duket shumë mahnitës.
I quajtur Turing Phone, smartfoni në fjalë shumë luksoz, trupi i të cilit është i përbërë nga metali ekskluziv likuid, Liquidmorphium, dhe në mesin e tij është shtuar edhe ari 24 karat, transmeton Koha.net. Në anën e majtë të telefonit gjendet skaneri për gishtërinj.
Turing Phone vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 820, 3 gigabajt RAM memorie, si dhe me sistemin operativ Sailfish OS 2.0 i cili është kompatibil me aplikacionet Android. Pasi që konsumatorët kanë pritur aq gjatë, atyre u ofrohet përditësim falas nga procesori Snapdragon 801 në 820, nga 16 GB ROM në 64 GB dhe nga 64 GB në 128 GB memorie të brendshme.
Gjithashtu, sipas themeluesve të kompanisë Turing, telefoni i ardhshëm i saj i avancuar do të ketë procesor Snapdragon 830, 12 gigabajt RAM memorie dhe 256 gigabajt memorie të brendshme, si dhe kamerën prej 60 megapikselë iMAX 6K.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë pamjen reale të Turing Phone.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...