Tesla prezanton produktin më të ri – Kulmin solar [foto/video]

29 Tetor 2016 - 22:32      

Kreu i kompanisë Tesla, Elon Musk, ashtu siç ka paralajmëruar muajin e kaluar, ka zbuluar produktin më të ri – kulmin solar i bërë nga pllaka qelqi. Ai këtë produkt e ka zbuluar mbrëmë në një ngjarje në Universal Studios, Los Anxhelos.

Kulmet solare që Musk i prezantoi ishin të instaluara në shtëpitë improvizuese të famshme të kompanisë filmike Universal Studio, të cilat rikrijojnë një mjedis periferik, transmeton Koha.net. Në prezantimin e tij, Musk shfaqi disa dizajne të këtyre kulmeve, duke filluar nga ato tradicionale e deri te ato moderne. Këto kulme solare përbëhen nga tjegulla toskane, të gjitha të ndërtuara me panele qelqi solare të cilat duken më ndryshe nga panelet diellore.

Gjithashtu, Musk ka thënë se kulmi solar përmban edhe një bateri të integruar, të quajtur Powerwall 2.0, e cila është e lidhur me karikuesin e Teslas.

“Shpresoj që kjo është e ardhmja që doni”, ka thënë Elon Musk gjatë prezantimit, duke theksuar se misioni i kompanive të tij është që të përshpejtojë daljen e njerëzimit nga epoka momentale e lëndëve djegëse dhe të krijojë stil më të qëndrueshëm të jetesës.

“Një shtëpi ideale do të ishte me një veturë Tesla në garazh, një kulm solar të Teslas dhe baterinë Tesla Energy Powerwall”, shkruan në uebfaqen zyrtare të Teslas.

Vlen të theksohet se, kulmi solar ofrohet në katër stile të bukura të cilat kompletojnë shumëllojshmërinë e stileve arkitekturore.

Për më tepër shikoni videon më poshtë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...