29 Tetor 2016 - 20:30
Muajin e kaluar është thënë se Samsung është duke punuar në versionin Pro të pajisjeve të lartpërmendura, ndërsa tani është shfaqur Galaxy C7 Pro.
Samsung Galaxy C7 Pro (SM-C7010) ende është në fazën e testimit dhe nuk dihet se kur do të prezantohet, transmeton Koha.net. Galaxy C7 “standard” karakterizohet me ekran 5.7-inç full HD, turp tërësisht nga metali, procesor Qualcomm Snapdragon 625, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 / 64 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,300 mAh.
Gjithashtu, C7 “standard” ka kamerën kryesore prej 16 megapikselë me blic të dyfishtë LED dhe autofokus si dhe me kamerën e përparme prej 8 megapikselë.
Fableti i ri prej metali, sigurisht se do të vijë me specifika më të fuqishme për dallim nga ai standard, si dhe me ekran të njëjtë 5.7-inç.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...