Qyteti rumun parajsë e hakerëve

29 Tetor 2016 - 11:07      

Ramnicu Valcea apo Hackerville, është një qytet në Rumani i mbushur me hakerë, transmeton koha.net.

Ky qytet madje njihet vetëm për hakerë. Ka aq shumë hakerë sa që u bë i famshëm në të gjithë botën si një qendër globale e krimit kibernetik.

Ramnicu Valcea i cili njihet edhe si “Hackerville” ka arritur kumin e famës sepse gjysma e popullsisë janë mashtrues e bëjnë skema për të vjedhur llogari në EBay.

Ky qytet është vetëm tre orë larg kryeqytetit të Rumanisë, Bukureshtit, por është duke tërhequr vëmendje më shumë se kryeqyteti.

Qyteti madje është i mbushur me BMW e Audi të modeleve të fundit që thuhet se janë arritur me skema kibernetike.

Sipas një artikulli të Wired: “Vetura të shtrenjta kanë mbushur rrugët e Ramnicu Valcea, vetura të modeleve të fundit të BMW, Audi e Mercedes që voziten nga njerëz në të njëzetat e tridhjetat e të mbushur me zinxhir ari”, transmeton koha.net.

Por vetëm disa qytetar të Ramnicu Valcea janë realisht hakerë, ndërsa shumica e tyre përdorin njëfarë skeme kibernetike. Ata vjedhin me mijëra dollarë nga transaksionet e blerësve të jashtëm, e që shumica e tyre që janë bërë të pasur shpenzojnë parat e tyre në vetura luksoze.

Ky qytet vëzhgohet edhe nga FBI, të cilët janë të vetëdijshëm për kriminelët e mëdhenj kibernetik të Ramunicu Valcea.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...