Telefoni i ri tejkalon pritjet e Google

27 Tetor 2016 - 14:17      

Telefoni i ri Google Pixel ka tejkaluar pritjet e gjigantit teknologjik, pasi është duke shitur më shumë sesa që kishte në plan Google.

Kompania nuk e kishte pritur një kërkesë të tillë për pajisjen, të cilën e lansoi një muaj më parë.

“Ne jemi të lumtur për suksesin e telefonave tonë Pixel dhe sinqerisht kërkesat ishin jashtë pritshmërive tona. Ne jemi duke punuar që të sjellim në treg telefonin sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Google-it.

Katër pikat kyçe të telefonave të rinj Pixel janë:

• Asistenti i Google-it. Asistenti i ri digjital i Google tani është i inkuadruar në këta telefona. Ai asiston në sjelljen e fotove nga e kaluara, kur një përdorues i kërkon ato, lëshimin e ndonjë kënge, sipas kërkesës së përdoruesit e shumëçka tjetër.

• Kamera. Pixel dhe Pixel XL kanë kamerë 12.3-MP.

• Hapësira pa limit. Google do të mundësojë hapësirë të pa limituar në shërbimin online për ruajtjen e fotografive dhe videove që realizohen me Pixel.

• Bateria. Google thotë se me telefonat e rinj mund të mbani baterinë për 7 orë me vetëm 15 minuta mbushje.

Të dy telefonat kanë 4GB RAM, 32 ose 128GB hapësirë të brendshme.

Telefoni është në dispozicion për porosi që nga tash me çmim fillestar prej 650 dollarësh deri në versionin më të shtrenjtë prej 870 dollarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...