26 Tetor 2016 - 18:18
Njeriu më i pasur në botë, Bill Gates ka thënë se nuk do t’ua lë pasurinë e tij 78 miliardë dollarësh tre fëmijëve të tij por do t’i dhurojë për bamirësi, kur ai të vdesë.
Në një emision This Morning në ITV, krijuesi i Microsoftit, i cili ka një pasuri prej 78 miliardë dollarë thotë se fëmijët e tij kanë kuptuar vendimin e tij, transmeton koha.net.
60 vjeçari, Bill Gates ka thënë në emision: Fëmijët tanë kanë marrë edukim të mirë para dhe ata do të dalin jashtë dhe të fitojnë karrierën e tyre.
Ai ka arsyetuar vendimin e tij dhe ka thënë se duke i lënë fëmijëve të tyre, dy vajzave dhe djalit, pasurinë e tij do t’ua “shkatërronte gjithçka” që ata kanë dashur të bëjnë.
Gates tha se që të tre ishin “krenarë” me vendimin e tij.
Miliarderi dhe gruaja e tij Melina, kanë tre fëmijë, 20 vjeçaren Jennifer, djalin 17 vjeçar Rory dhe Phoebe 14 vjeçare.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...