Krijohet dora false që mashtron sistemet e sigurisë [video]

26 Tetor 2016 - 15:49      

Njësoj si në një aventurë të James Bond, një grup studiuesish që synonin të përmirësonin sistemet e sigurisë për leximin e shenjave digjitale të gishtave, përfundoi të gjejë një për të gënjyer sistemin.

Në fakt, ata arritën të krijojnë një dorë me printer 3D, e cila është e pajisur edhe me shenjat e gishtave, që u paraqit në panairin ndërkombëtar të Biometrisë në Gjermani.

Kjo dorë është krijuar nga një grup shkencëtarësh të “Michigan State University” të koordinuar nga Anil Jain. Studiuesit ishin nisur me objektivin për të verifikuar sigurinë dhe besueshmërinë të modeleve të ndryshme të lexuesve optikë dhe të shenjave digjitale në botë të përdorur nga policia, departamentet e imigracionit nëpër aeroportet, bankat etj.

Për të pasur një rezultat më të mirë studiuesit krijuan një model dore në 3D me madhësi natyrale të kompletuar me shenja gishtash.

Si të gjitha aparaturat e tjera optike, skanerat e shenjave digjitale duhet të kalibrohen, por aktualisht nuk ka metoda standarde për ta bërë këtë transmeton atsh. Kjo është hera e parë që realizohet një dorë në 3D për të testuar lexuesit e shenjave digjitale.

Kjo është një dorë false me shenjat e dikujt, që potencialisht i mundëson një hajduti që të vjedhë identitetin e një personi tjetër për të hyrë në një dhome sigurie, për të dëmtuar një skenë krimi apo për të hyrë ilegalisht në një vend tjetër.

Falë dorës së stampuar në 3D kërkuesit kanë treguar se është e mundur të individualizohen të çara në sigurinë e lexuesve aktualë të shenjave digjitale. Tani i përket prodhuesve të sistemeve të sigurisë që t’i modifikojnë ato për t’i bërë më të sigurta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...