BlackBerry lanson telefonin e ri Android

26 Tetor 2016 - 11:36      

Pas disa raporteve që kanë rrjedhur në lidhje me atë se kompania kanadeze BlackBerry është duke punuar në telefon të ri Android, DTEK60, kompania tani këtë telefon e ka lansuar zyrtarisht.

DTEK60 në shikim të parë duket sikur paraardhësi i tij DTEK50 dhe është i bazuar në dizajnin e telefonit aktual të Alcatelit, transmeton Koha.net. Po ashtu ky telefon i ri vjen me disa specifika më të mira në krahasim me Idol 4S.

BlackBerry DTEK60 vjen me kornizë të trupit nga metali dhe pjesa e përparme dhe e pasme e tij janë të përfunduara me xham të dyfishtë.

Sa i përket specifikave tjera, DTEK60 vjen me ekran 5.5-inç QHD, procesor Snapdragon 820 SoC, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 21 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, si dhe me baterinë prej 3 mijë mAh.

Gjithashtu, ky telefon i ri Android vjen edhe me sensor për gishtërinj, portin USB Type-C dhe një buton programues anash.

BlakcBerry DTEK60 po ashtu punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow, ndërsa më vonë për këtë telefon do të jetë në dispozicion edhe përditësimi i sistemit operativ në Nougat.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...