Apple gabimisht publikon foton e MacBookut të ri

26 Tetor 2016 - 11:14      

Apple gabimisht ka publikuar një fotografi të MacBook-ut të ri, i cili do të prezantohet këtë javë.

Kompania amerikane raportohet se do të lansojë tre modele të reja të pajisjes, e cila është shfaqur në disa fotografi, në të cilat shihet tastiera dhe siç raportohet, sensori për njohjen e gishtërinjve.

Pajisja raportohet se do të ketë Touch ID dhe Apple Pay. Më parë është konfirmuar se Apple do të lansojë një MacBook me 13-inç, MacBook Pro 13-inç dhe MacBook Pro me 15-inç.

Detajet tjera të këtij modeli do të bëhen të ditura gjatë javës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...