Xiaomi prezanton edhe një super telefon [foto]

25 Tetor 2016 - 13:38      

Kompania kineze e njohur Xiaomi sot ka prezantuar zyrtarisht telefonin e saj të ri të shumëpritur Mi Note 2, së bashku me pajisjen për realitet virtual.

Përveç këtyre dy produkteve, Xiaomi ka prezantuar edhe një telefon të ri me specifika shumë të fuqishme e me ekran të madh, transmeton Koha.net. Ky telefon quhet Mi MIX dhe vjen me trup tërësisht nga qeramika – duke përfshirë pjesën e pasme, kornizën dhe butonët, si dhe me sistemin akustik nga qeramika.

Xiaomi Mi MIX po ashtu vjen me ekran 6.4-inç pa kornizë (91.3 për qind është pjesa e ekranit), me procesor maksimum 2.35 GHz Snapdragon 821, baterinë prej 4,400 mAh (me Quick Charge 3.0), kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Mi MIX është në dispozicion në dy versione: 4 gigabajt RAM memorie dhe 128 gigabajt memorie të brendshme që kushton rreth 470 euro; dhe me 6 gigabajt RAM dhe 256 gigabajt memorie të brendshme si dhe me ari 18 karat që kushton rreth 550 euro – ari është i vendosur rreth kamerës dhe sensorit për gishtërinj.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...