Prezantohet zyrtarisht Xiaomi Mi Note 2 [foto]

25 Tetor 2016 - 10:25      

“Sot, produkti i parë Mi që po e sjellim sot është Mi Note 2. Për herë të parë, jemi duke sjellë një telefon me ekran të lakuar në të dy anët dhe që ka pjesën e përparme dhe të pasme prej xhami 3D”, kështu ka filluar zyrtarisht prezantimi i telefonit të avancuar të ri të kompanisë kineze Xiaomi.

Xiaomi Mi Note 2 është në dispozicion në dy ngjyra: të zezë Piano dhe me ngjyrë të argjendtë – si akullnajat.

Nën xhamin 3D gjenden një ekran 5.7-inç ultra i hollë fleksibil OLED të cilin Xiaomi po e përdor për herë të parë, transmeton Koha.net.

Sa i përket kamerave, Mi Note 2 vjen me kamerën kryesore prej 22.56 megapikselë e cila ofron mbështetje për incizim të videove me rezolucion prej 4K dhe për veçorinë e stabilizimit elektronik të fotografisë – EIS (Electronic Image Stabilization); si dhe me kamerën e përparme prej 8 megapikselë me autofokus dhe veçorinë Beautify 3.0 – veçori e cila mundëson bërjen e selfie-ve më të pastër ndonjëherë.

Gjithashtu Xiaomi Mi Note 2 ofron mbështetje edhe për 6 lloje të lidhjes LTE dhe 37 frekuenca globalisht të kësaj lidhjeje, pasi që siç dihet nga shteti në shtet ndryshon lidhja LTE.

Mi Note 2 vjen me procesor 2.35 GHz Snapdragon 821, baterinë prej 4,070 mAh me veçorinë për karikim të shpejtë Quick Charge 3.0. Po ashtu, ky telefon ofron mbështetje edhe për lidhjen GPS me precizitet shumë të lartë.

Xiaomi Mi Note 2 vjen në dy versione: 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme – çmimi rreth 380 euro; si dhe 6 gigabajt RAM dhe 128 gigabajt memorie të brendshme – çmimi rreth rreth 450 euro. Versioni i dytë globalisht do të kushtojë rreth 475 euro.

Në këtë ngjarje të Xiaomit, së bashku me të shumëpriturin Mi Note 2 është prezantuar edhe Mi VR, pajisjen për realitet virtual, e cila vjen me sensor të nivelit të lartë harduerik dhe me çmim prej rreth 27 euro.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...