Shtyhet lansimi i Samsung Galaxy S8

24 Tetor 2016 - 16:34      

Samsungu raportohet se pos dështimit me Galaxy Note 7 ka përjetuar edhe një dështim të madh që pritet të ndikojë në të ardhmen.

Pasi anuloi shitjet e pajisjes që shkaktonte shpërthime, telefoni i ardhshëm i kompanisë thuhet se nuk do të lansohet në kohën që pritet, por debutimi i tij është shtyrë.

Sipas “Wall Street Journal”, Samsung Galaxy S8 pritej të lansohej në muajin shkurt të vitit 2017 në panairin MWC, ndërsa tani thuhet se kjo pajisje nuk do të jetë gati për këtë konferencë.

“Kemi gjetur se nuk kishim identifikuar mirë problemet dhe jemi duke vazhduar punën për të gjetur zgjidhje. Prioriteti jonë kryesor mbetet siguria e klientit dhe korrigjimi i 100 për qind i gabimeve me Note 7”, ka thënë një zyrtar i kompanisë për “WSJ”, transmeton koha.net.

S8 pritet të ketë procesor më të shpejtë, ekran të lakuar në dy skajet si dhe kamerë më të fuqishme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...