Google Pixel mbijeton një orë nën ujë [video]

24 Tetor 2016 - 10:08      

Ndryshe nga shumica e smartfonëve të avancuar të këtyre ditëve, Google Pixel nuk vjen me vlerësimin (rating) e rezistencës ndaj ujit e cila lejon atë të futet në ujë.

Ky smartfon ka rating-un IP53, që do të thotë se mund t’i mbijetojë spërkatjeve të lehta të ujit në një kënd.

Siç kemi parë, iPhone 7 ka rating vetëm për 30 minuta për qëndrim nën ujë por ai ka qëndruar për një orë të plotë, transmeton Koha.net. Por çfarë do të ndodhte me Pixel, i cili ka rating shumë të keq.

Gjithashtu, sikur iPhone 7, edhe Google Pixel ka arritur që të qëndrojë nën ujë për një orë të plotë, edhe pse këtu po bëhet fjalë për një pajisje IP53, që do të thotë se nuk është i vlerësuar për rezistencë ndaj ujit.

Të vetmin problem që pati Pixel pas nxjerrjes nga uji, siç mund të shohim në fund të kësaj videoje, ishte altoparlanti i tij. Ai nuk lëshonte zë aq të pastër. Por në këtë video nuk tregohet saktësisht se nga çfarë është dëmtuar altoparlanti, a është dëmtuar nga uji apo vetëm se telefoni ka qëndruar një orë të plotë nën ujë.

Pra, në fund, e dimë që në rast se Google Pixel bie në ujë gjëja më e keqe që mund të ndodhë është dëmtimi i altoparlantit.

Për më tepër shikoni videon.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...