23 Tetor 2016 - 10:27
Fjala është për Xiaomi Mi Note 2 i cili pritet të lansohet gjatë kësaj jave.
Deri më tani është përfolur shumë për këtë model, duke rrjedhur fotografitë dhe detajet të cilat kanë ndryshuar nga raporti në raport, sidomos për çmimin e tij, transmeton Koha.net. Tani, në lidhje me çmimin ka ardhur një raport i ri.
Nga njëra anë, 590 dollarë nuk është çmim i keq për një smartfon të avancuar me ekran të lakuar në të dy anët 5.7-inç dhe procesor Snapdragon 821, në krahasim nga raporti i fundit në të cilin është thënë se Mi Note 2 do të kushtojë 845 dollarë, raporton GSM Arena. Ndërsa në një raport më të hershëm po ashtu është thënë se versioni bazë, 4GB RAM/64GB memorie të brendshme, i Mi Note 2 do të kushtojë 415 dollarë.
Xiaomi Mi Note 2 pritet të lansohet më 25 tetor, pasnesër.
Gjithashtu, sot janë shfaqur edhe disa fotografi të reja në të cilat shihet pamja reale e këtij modeli.
Siç mund të shohim nga këto fotografi, Xiaomi Mi Note 2 vjen me ekran të lakuar në të dy anët, logon “Mi” në anën e majtë lartë, si dhe me sensorin për gishtërinj te butoni “Home”.
Madhësia e Mi Note 2 duhet të jetë diku në mes të Xiaomi 5S dhe Samsung Galaxy S7 Edge, raporton MajorDroid, transmeton Koha.net. Po ashtu, mund të shohim se Mi Note 2 do të vijë me vetëm një kamerë dhe se pjesa e pasme është nga xhami.
Për momentin asgjë nuk është e sigurt 100 për qind nëse të gjitha këto detaje janë të vërteta apo jo, por pas dy ditësh do të mbahet një konferencë në të cilën do të lansohet zyrtarisht ky telefon dhe do të kuptojmë të gjitha për të.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...